Komuna e Junikut ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Caritas-in Zviceran

Komuna e Junikut ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Caritas-in Zviceran Projekti: “Vendosja e Standardeve Para-shkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë, me qëllim që të përmirësoj cilësinë e arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parashkollor në Kosovë. Projekti parasheh ofrimin e trajnimeve për edukatorët ekzistues të nivelit parafillorë në Kosovë, organizimin e sesioneve monitoruese për edukatorët e trajnuar, avokomin në nivel komunal për arsimin e mëtejshëm të edukatorëve në APF, krijimi i partneritetit në mes të nivelit komunal dhe ati nacional, ofrimi i materialit didaktik me qëllim të arritjes së objektivave. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi ka mirëpritur bashkëpunimin me Caritas-in Zviceran në fushën e arsimit, duke shprehur gatishmërinë në thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …