Malisheva po shënon “Epopenë e UÇK-së”

Në kuadër të shënimit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Komunën e Malishevës, janë zhvilluar një varg aktivitetesh për nderë të 5, 6 dhe 7 marsit. Aktivitetet e ditës kanë filluar me pritje në zyrën e Kryetarit të Komunës, pastaj me vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës në Malishevë, e më pas, Kuvendi i Komunës, ka mbajtur seancë kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, si dhe janë bërë nderime dhe homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz. Këto aktivitete po mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në mbledhjen të cilën e ka mbajtur Kuvendi i Komunës së Malishevës, për nderë të “Epopesë së UÇK-së”, fjalë rasti kanë mbajtur Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina dhe në emër të organizatave të dala nga lufta, ka folur kryetari i degës në Malishevë, Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL të UÇK-së. Në fjalimin e tij, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka folur për ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsin, për formimin e UÇK-së, rëndësinë dhe luftën e saj, deri në marsin e vitit 1998, ngjarje e cila, sipas kryetarit Begaj, bëri edhe kthesën e madhe historike, pasi rënia e komandantit Adem Jashari, ishte kushtrimi më i fuqishëm për luftë, e cila rezultoi me çlirimin e Kosovës. Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, në mënyrë kronologjike, e ka përshkruar ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit, luftën, sakrificën dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, si dhe për rëndësinë e kësaj ngjarjen në vazhdimin e luftës për liri. Ndërsa Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, edhe njëherë bëri thirrje për unitet të spektrit politik në vend, pasi sipas tij, Kosova është para sfidave të mëdha politike dhe nevojitet unitet. Ai po ashtu, bëri thirrje që të punohet në përmbushjen e amanetit të dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …