Komuna e Junikut të premtën mban dëgjim publik për buxhetin e vitit 202

Komuna e Junikut të premten me 7 qershor 2019 do të mbajë dëgjim publik me qytetarë në lidhje me buxhetin e komunës për vitin 2020.  Në komunikatë ftohen junikasit që të bëhen pjesë e këtij dëgjimi publik në mënyrë që t’i trajtojnë kërkesat e tyre gjatë hartimit të buxhetit komunal. “Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Junikut se me datë 07.06.2019, në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal mbahet dëgjimi i parë publik për buxhetin e vitit 2020. Me pjesëmarrjen, kontributin dhe sugjerimet tuaja ju jeni pjesë e planifikimit buxhetor dhe shqyrtimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KABK) për vitet 2020-2022”, thuhet nder të tjera në njoftimin per media nga Komuna e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …