Nga 20 mijë euro për Federatat e Bilardos dhe asaj të Muay Thai

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar të mërkurën memorandume bashkëpunimi edhe me dy federata sportive. Memorandumet u nënshkruan me Federatën e Bilardos me Federatën e Muay Thai të Kosovës, të cilat u mbështetën me vlerë financiare  nga 20 mijë euro secila. Në bazë të këtyre memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore. Me këtë rast ministri Gashi tha se përkrahja financiare për këto federata sportive është në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve për përkrahjen financiare të federatave sportive të Kosovës. “Ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar që t’ju krijojmë lehtësira federatave sportive, në mënyrë që ato t’i realizojnë me suksese planet dhe objektivat e tyre për të sjellë rezultate në sportin kosovar”. tha ministri Gashi. Ndërkaq, përfaqësuesit e këtyre federatave falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që u bëhet atyre si dhe sportit kosovar në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare …