Komuna e Kaçanikut dhe KED-si koordinojnë aktivitetet

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësues të KED-sit të udhëhequr nga Fatos Haxhimusa- Drejtor i mbrojtjes së rrjetit. Në takim u diskutuan punimet nga ana e KED-sit që do të zhvillohen në Komunën e Kaçanikut, me qëllim të përmirësimit të rrjetit elektrik. Kryetari Ilazi u premtoi atyre përkrahje dhe bashkëpunim, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Në takim u konfirmua bashkëpunimi mes dy institucioneve për realizimin e projekteve të nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …