leoni

MINISTRI LEKAJ UROI FEMRAT E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS ME RASTIN E FESTËS SË 8 MARSIT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në një takim me zyrtaret femra të Ministrisë së Infrastrukturës, i uroj këto zyrtare me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë ditë të veçantë për femrat, ministri Lekaj i falënderoi për punën e tyre që po japin në këtë institucion, si dhe premtoi se të gjitha femrat në këtë ministri do të jenë të barabarta në të gjitha pozitat ku ato do të jenë: „ Atë që ne e quajmë si e mirë e përbashkët është që ne t’ju krijojmë hapësirë vepruese, që ju të jeni lidere në punën tuaj. Nuk ka perspektivë të një vendi aty ku nuk ka femra lidere. Do ta keni mbështetjen time personale, kudo që jeni në aspektin profesional dhe menaxherial. Në emër të kabinetit dhe ministrisë së Infrastrukturës, ju uroj gjithë të mirat suksese dhe paçi çdo herë punë të mira edhe në familje por edhe në institucionet ku veproni”, tha ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …