leoni

Komuna e Kaçanikut nikoqire e takimit mes dy zëvendëskryeministrave- të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë

Komuna e Kaçanikut ishte nikoqire e takimit mes dy zëvendëskryeministrave, atë të Kosovës Enver Hoxhaj si dhe atë të Maqedonisë Bujar Osmani. Në takimin e mbajtur në objektin komunal Kryetari i Komunës Besim Ilazi, u dëshiroi mirëseardhje dy zëvendëskryeministrave, duke uruar suksese në këtë takim. Kryetari Ilazi uroi zëvendëskryeministrin Osmani për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, duke uruar që të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet të avancohen në vazhdimësi. Në takim u diskutuan disa tema të rëndësishme për dy vendet, ndërsa me theks të veçantë u diskutua për organizimin e një takimi të përbashkët mes dy qeverive.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …