Zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara thotë se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, priti në takim zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Tom Adams, ku zëvendësministri Thaçi, fillimisht, e njoftoi për të arriturat dhe objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në rritjen e produktivitetit të saj në ofrimin e shërbimeve në të mirë të rritjes së investimeve të jashtme dhe zhvillimin e investimeve të brendshme. Thaçi më tej e njoftoi  zëvendës ambasadorin Adams me përgjegjësitë dhe obligimet me të cilat është e ngarkuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Zëvendës ambasadori Tom Adams shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të MTI-së dhe ambasadës së Britanisë dhe njëkohësisht kërkoi përkrahje të investitorëve britanikë lidhur me mundësitë e investimeve të tyre në Republikën e Kosovës. zëvendës ambasadorin i Britanisë tha se Kosova është mundësi e mirë për të investuar pasi që ky vend ka pasuri te mëdha natyrore duke përfshirë resurset natyrore dhe ato humane.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …