Komuna e Klinës organizon debat me publikun

Komuna e Klinës njofton të gjitha institucionet komunale, qytetarët, OJQ-të, organizatat e biznesit, kryetarët e fshatrave, të bashkësive lokale, mediat dhe të interesuarit e tjerë, se dqbati me publikun do të mbahet me 15 dhjetor në sallën e kuvendit të komunës së Klinës duke filluar në ora 10:00 me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me Projekt – rregulloren për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës Sportive ,, Adem Jashari” Klinë.

  2. Plani zhvillimor i arsimit për periudhën 2017-2019 në Klinë.

Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet do të merren në konsideratë në seancën e radhës të kuvendit të komunës së Klinës konform dispozitave ligjote.

Propozimet mundë të dorzohen edhe me shkrim në zyrën ligjoretë komunës së Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati zhvillon debat me të rinjtë gjimnazistë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në një debat me nxënësit …