Komuna e Malishevës përkrahë bujqit me mekanizëm bujqësor

Komuna e Malishevës, ashtu sikur edhe viteve tjera, ka vazhduar me përkrahje në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur bujqit me mekanizëm bujqësor. Sot në shpërndarjen e këtij mekanizmi bujqësor, ishin të pranishëm edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli. Kryetari Kastrati dhe drejtori Dukolli, i kanë takuar shumicën prej përfituesve, të cilët i kanë uruar, si dhe janë shprehur se përkrahja për bujqit malishevas, do të jetë gjithmonë prioritet, pasi bujqësia është dega kryesore e zhvillimit ekonomik. “Ne nuk do të ndalemi së përkrahuri bujqësinë dhe bujqit, pasi bujqësia është dega kryesore ekonomike, sidomos në territorin tonë dhe garanton zhvillim, po ashtu edhe interesi ynë është që tregu të jetë i furnizuar me prodhime vendore dhe përmes kësaj përkrahje, ne e sigurojmë këtë dhe me këto investime rrjedhimisht i motivojmë edhe të tjerët që të merren me bujqësi”, ka thënë kryetari Kastrati. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, ka sqaruar, se sot është shpërndarë mekanizmi bujqësor për 63 bujq, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, bazuar në thirrjen për subvencionim.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …