Komuna e Mitrovicës subvencionon 40 fermerë me makina mjelëse

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 40 fermerë me teknikë mjelëse të qumështit, investim ky nga granti komunal dhe participim i fermerëve. Në ceremoninë e ndarjes së makinave mjelëse të qumështit për fermerët e komunës së Mitrovicës, ishte prezent edhe kryetari i  komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu.

Kryetari Bahtiri u shpreh i sigurt se do vazhdohet edhe më tutje që ti kushtohet një angazhim i veçantë sektorit të bujqësisë. “Ndihem i kënaqur që gjendem në mesin tuaj për të vazhduar procesin e mbështetjes me subvencione nga Buxheti Komunal, për ndarjen e makinave mjelëse të qumështit për  fermerë të komunës së Mitrovicës, ku edhe në vazhdim Komuna me Drejtorinë e Bujqësisë është fokusuar në mbështetje të të gjithë fermerëve në sektorët e bujqësisë, blegtori, vreshtari, pemëtari dhe bletari. Komuna e Mitrovicës ka treguar se edhe përkundër sfidave, ka investuar në disa sektorë, që ngritin kapacitetet e përgjithshme të fermerëve për punën e tyre. Të gjitha shumat e granteve të Komunës së Mitrovicës dhe donacionet nga donatorët, komuna është angazhuar që bashkërisht me ju, t’i ndajë ato në mënyrë proporcionale që këto fonde të jenë gjithëpërfshirëse“, tha Bahtiri. Ai ka thënë se sektori i bujqësisë do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga komuna ne ngritje të kualitetit e kredibilitetit të prodhimeve tona.

Ndërkohë drejtori komunal për Bujqësi, Nasuf Aliu, në këtë ceremoni ka shpalosur projektet dhe subvencionet investuese për fermerët që janë realizuar nga komuna. “Shuma që është investuar për këtë  projekt është 7,380 euro ndërsa  participimi i fermerëve 20%”, shtoi Aliu. Gjate viteve 2014-2016 DBZHR ka subvencionuar 235 fermer me makina mjelëse, ndërsa në vitin 2016 ka subvencionuar 5 fermer me pajisje për përpunimin e qumështit me 5 laktofriza, 3 me 300 litra dhe 2 me 200 litra. Dhe 2 duplikator në vlerë te projektit 15,900 euro dhe subvencionimi i 40 fermerëve me makina mjelëse ne vlerë të projektit 7,210 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi u takua me banorët e Lagjes I ku diskutoj për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces realizimi

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Drejtori …