Në bibliotekën Kombëtare u përurua libri: “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” i autores, Fetnete Ramosaj

Sot në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u përurua libri: “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” i  autores, studiueses së njohur, Fetnete Ramosaj, (libër i përkthyer në gjuhën bullgare). Në praninë e shumë dashamirëve të librit, recensenti, prof. dr. Kolë Krasniqi vlerësoi lartë librin shkencor të autores, Ramosaj. I tha para të pranishmëve në përurim se ky libër është rrjedhë e  hulumtimeve  shkencor dhe është i bazuar në dokumente origjinale.

Ndërkohë, Studiuesi i mirënjohur, albanologu, ballkanologu dhe politikologu i njohur bullgar, Anton Pançev, përkthyesi i këtij libri,  foli për marrëdhëniet bullgaro shqiptare. Unë kam pasur dëshirë ta përkthej këtë libër në gjuhën bullgare sepse  ky libër është në interes të shtetit Bullgar,  në mënyrë që të njihemi me historinë e Ballkanit. Në Bullgari nuk dinë  shumë për tragjedinë shqiptare që kanë bërë serbet në Kosovë. Publikut bullgar i plasohen shumë informacione nga Beogradi. Serbet organizojnë shumë konferenca ku ata vetën e paraqesin si viktimë. Në fund përkthyesi Pançev falënderoi autoren, Fetnete Ramosaj për të dhënat e shkëlqyera në fushën e sigurisë dhe jo vetëm në këtë lëmi të studimeve.

Në fund autorja e librit, Fetnete Ramosaj, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit: “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” botuar në gjuhën bullgare dhe falënderoi veçmas përkthyesin, Anton Pançev.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me kryetarin të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me kryetarin të Shteteve të Bashkuara, …