Nëna Terezë

Ekspozita për Nënë Terezën do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 26 gusht në orën 14:00

Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, në bashkëorganizim me  Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar:  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës. Fjalë rasti do të mbajnë përfaqësuesit e tri institucioneve të lartpërmendura. Ekspozita do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të shtunën, më 26 gusht 2017 në ora 14:00 dhe do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …