Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se sot do të nis me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se sot do të nis me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor. Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu komuna ka apeluar tek Shoqatat e Bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Dezinsektimi do të bëhet nga sot e tutje, çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …