Komuna e Prishtinës u vë “gjobë” medieve nga 1000 euro në vit, më shumë se taksa e licencës, me një vendim të vitit 2013

Komuna e Prishtinës u vë “gjobë” medieve nga 1000 euro në vit, më shumë se taksa e licencës, me një vendim të vitit 2013

Sot Radio-Kosova e Lirë ka pranuar një  vendim dhe një faturë prej 1000 euro pagesë në vit për shkak se transmetojnë në rajonin e Prishtinës

Ende nuk kemi të dhëna se a janë shpërndarë vendime të tilla edhe për mediet e tjera, por sipas vendimit del se mediet që operojnë në komunën e Prishtinës, duhet të paguajnë  nga 1000 euro në vit për komunën, pavarësisht sa punëtorë kanë, si ato që kanë të angazhuar qindra punëtorë, sikur Radio-Kosova e Lirë me 10 gazetarë e teknikë.

Konsiderojmë se ky vendim është arbitrar, meqë nuk ka pasur asnjë njoftim paraprak, nuk është bërë i ditur për mediet, por thjesht ka filluar të shpërndahet si vendim zyrtar i protokolluar në organet përkatëse të komunës së Prishtinës me afat pagese 30 ditë.

Radio Kosova e Lirë nuk e ka ndërmend t’ i bindet këtij vendimi gjysmë ilegal, pa ndonjë arsyetim të pranueshëm paraprak dhe të ligjshëm nga ata që e kanë marrë një vendim të tillë, të paparalajmëruar dhe arbitrar.

 

Komuna e Prishtinës u vë “gjobë” medieve nga 1000 euro në vit, më shumë se taksa e licencës, me një vendim të vitit 2013

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …