Komuna e Rahovecit arrin marrëveshje me KFOR-in Italian për instalimin e sistemit për furnizim me energji diellore të palestrës “Mizahir Isma”

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi dhe Afrim Dina, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë arritur marrëveshje me KFOR-in Italian për instalimin e sistemit për furnizim me energji diellore të palestrës “Mizahir Isma”. Ky është projekti i parë i këtij lloji që do të instalohet në objektet komunale, në këtë mënyrë do të krijohen kushte më të volitshme për sportistët rahovecas dhe do të bëhet kursimi i buxhetit komunal për vitet në vazhdim.

Mirëmbajtja e palestrës “Mizahir Isma”,  në qytetin e Rahovecit ka një kosto shumë të lartë dhe përmes këtij projekti do të ulët kostoja e mirëmbajtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …