Komuna e Rahovecit po vazhdon me dezinfektimin e rrugëve

Komuna e Rahovecit përkatësisht drejtoria për Shërbime Publike, në bashkëpunim me ekipet dhe punëtorët e Ekoregjionit dhe Ekodrinisë, kanë vazhduar me dezinfektimin e rrugëve dytësore në qytetin e Rahovecit, gjithashtu edhe në fshatrat e komunës. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike thotë se po vazhdon edhe më tutje dezinfektimi në qytetin e Rahovecit në disa rrugë te tjera dhe rrugë dytësore. Dezinfektimi i rrugëve do të vazhdoj edhe në vendet ku ka mbetur pa u bërë dezinfektimi, në pak vendbanime dhe lagje periferike të qytetit. Drejtori Krasniqi ka falënderuar ekipet dhe punëtorët e Ekoregjionit, Ekodrinisë dhe padyshim kompaninë rajonale të ujësjellësit KRU Gjakova për furnizimin e pakursyer të materialit dezinfektues, thuhet në njoftim. Dua ti falënderoj edhe fermerët që iu përgjigjën thirrjes së bërë nga Berat Duraku, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,  për përkrahje në këtë aksion, që dezinfektimi të jetë gjithëpërfshirës. Fermerët që i janë përgjigjur thirrjes janë: Masar Elshani-Brestoc, Gezim Krasniqi-Opterushë, Ilir Duraku-Krushë e Madhe, Muharrem Hoti-Krushë e Madhe, Feim Sh. Duraku-Krushë e Madhe, Refki Kabashi-Zoqisht, Shaban Kastrati – Malësi e Vogël, Baki Gashi-Bratotin, Besim Himaj-Gexhë, Ismajl Morina-Gexhë, Ali Dulaj-Polluzhë dhe Ismajl Krasniqi-Senoc. Drejtori Krasniqi i ka falënderuar edhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit për angazhimin.

Bashkë do tija dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …