Komuna e Skenderajt ka pranuar një donacion në vlerën e 400 mijë eurove, pajisje mjekësore

Komuna e Skenderajt ka pranuar një donacion në vlerën e 400 mijë eurove, pajisje mjekësore për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe për personat me aftësi të kufizuara, donacion ky i dhuruar nga shoqata Human Bridge në Suedi, ku në këtë rast kontribut të madh ka dhënë bashkatdhetari Xhafer Balaj. Bashkatdhetari Balaj është pritur nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi. Për të nderuar bashkatdhetarin Balaj, kryetari Nura i ka dhuruar mirënjohje, në nderim të kontributit për këtë donacion.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …