Komuna e Vitisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruajnë marrëveshje për finalizim të projektit të palestrës sportive

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ibër Alaj, kanë nënshkruar një aneks marrëveshje për finalizimin e projektit të palestrës sportive në Drobesh. Në bazë të kësaj marrëveshje, komuna e Vitisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të ndajnë një shumë prej 710,552 euro për finalizimin e punëve në ndërtimin e palestrës sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …