30 të vdekur në 24 orët e fundit nga virusi korona, 685 raste të reja dhe 1.384 qytetarë shërohen

30 të vdekur në 24 orët e fundit nga virusi korona, 685 raste të reja dhe 1.384 qytetarë shërohen

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës. Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …