Komuna e Vitisë fillon punimet në hapjen dhe pastrimin e përroskave

Komuna e Vitisë ka filluar punimet në pastrimin dhe hapjen e një përroske prej 9.540 metra, prej fshatit Kabash deri në vendin e quajtur Gilbush e që gjendët në mes të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt pasi që theksuan se me hapjen e kësaj përroske bëhet parandalimi i vërshimeve. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi është përkujdesur në hapjen dhe pastrimin e kanaleve, përroskave dhe lumenjve me qëllimin më të mirë që të mbrohet prona e shenjë e qytetarëve të komunës së Vitisë por edhe të parandalohen dëmet nga vërshimet e mundshme në tokat bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Bashkë kemi bërë punë të mira për Maznik dhe Deçan, dhe bashkë do të realizojmë edhe kërkesat që kanë mbetur

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …