Kryetari Haliti priti në takim zëvendësministri e Punëve të Jashtme, Besnik Hoti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim zëvendësministri e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Besnik Hoti me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth koordinimit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë ekonomike ku rol të rëndësishëm luajnë edhe komunat e Kosovës. Po ashtu është diskutuar edhe rreth potencialeve ekonomike te Komunës së Vitisë si dhe projekteve të kësaj komune të cilat janë realizuar por edhe të cilat planifikohen të realizohen në të ardhmen. Bëhet me dije se është folur edhe për bashkëpunimin e komunave në formë të binjakëzimit. Me këtë rast kryetari Haliti bëri me dije se kjo komunë ka bashkëpunim me disa komuna jashtë vendit por veçoj bashkëpunimin që ka Komuna e Vitisë me komunën Kirchhain të Gjermanisë dhe atë në kuadër të Agjendës 2030 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …