Nga KEDS do të ketë investime të mëdha në Suharekë

Në Komunën e Suharekës do të ketë investime të mëdha nga Kompania KEDS, ka thënë kryetari Muharremaj. Ai në një vizitë në selinë e Kompanisë KEDS, ka bashkëbiseduar me ekipin menaxhues të kësaj Kompanie, duke u shprehur se: “Sot isha në takim me Drejtorin për Investime Hasan Oz, Drejtorin për Bashkëpunim me Institucione Qeveritare Avni Alidema, dhe Menaxherin për Punë Ndërtimore Faruk Gjukaj ku diskutuam për fazat e mëtejshme”. “Në qendrën e qytetit të Suharekës, Sopij, Gelanc, Doberdelan, Greikoc, Bukosh, Shirokë, Studençan etj, do të ketë investime që fillojnë këtë vit dhe do të mbarojnë vitin tjetër”. “I gjithë angazhimi im është i drejtuar në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …