Komuna e Vitisë mbështet bletarët vitias me koshere dhe fletë dylli

Sot në Viti është bërë shpërndarja e 120 koshereve 3 katshe për bletarët vitias të cilët kishin aplikuar më parë në thirrjen e bërë nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Me këtë rast në pranim dorëzimin e tyre i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira.

Kryetari Haliti ndër tjerash theksoi se komuna e Vitisë dhe drejtoria përkatëse pos që kanë përkrahur fermerë vitias me mekanizma të ndryshëm bujqësor me qëllim të kultivimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe gjenerimit e të hyrave ata po përkrahin edhe bletarët vitias. Kryetari Haliti theksoi se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe më tej duke shikuar që në të ardhmen të rris numrin e përfituesve. Ndërkaq drejtori Pira, falënderoj kryetarin Haliti që ka mundësuar blerjen dhe shpërndarjen e 120 koshereve 3 katshe dhe të rreth 1200 kg fletë dylli që shërben si ushqim për bletët. Përndryshe vlera e këtij projekti është rreth 13 mijë euro dhe kjo kanë përfituar 47 përfitues.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zyrtarin komunal nga …