Në 22 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku u rrëzuan 2 kullat ikonë të Nju-Jorkut, dhe humbën jetën gati 3 mijë njerëz, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, qytetarë, dhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, me një minutë heshtje dhe duke vendosur kurora lulesh tek Memoriali “Richard Holbrooke”, kanë përkujtuar viktimat dhe kanë nderuar familjarët të cilët humbën më të dashurit e tyre nga ky sulm terrorist. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme nga mbar bota, gjithashtu në mesin e viktimave kishte zjarrfikës dhe polic.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
