Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Rahoveci

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahoveci. Mbledhjen e kryesoi Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili fillimisht theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së, edhe pse në komunën e Rahovecit gjatë këtij muaji ka pasur në vazhdimësi zhvillime duke e karakterizuar festën e vjeljes së rrushit i cili i ka dhënë peshë komunës së Rahovecit.

Në mbledhje u diskutuan këto çështje:

  • Fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve;

  • Siguria në trafik;

  • Lirimi i trotuareve;

  • Raportimi i shkeljeve ligjore;

  • Masat parandaluese për dhunën në familje;

  • Siguria në shkolla;

  • Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;

  • Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).

  • Parandalimi i mbetjeve shtazore;

Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht foli rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit me statistika si në vijim: Kanë ndodhur 55 vepra penale, 4 incidente jo penale, 2 lëndime të lehta, 10 raste të dhunës në familje, 1 raste i armëmbajtjes pa leje dhe janë arrestuar 29 persona. Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor;  Janë dhënë 652 gjoba në komunikacion rrugor, 24 raste pa patentë, 172 për parking joadekuat, 24 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 13 aksidente me dëme materiale dhe 7 aksidente me lëndime trupore. Rreth sigurisë në shkolla; Është raportuar 1 raste i incidentit në shkollë (dëme materiale). Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët e këshillit për kontributin, angazhimin dhe punën e bërë.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …