Asamblistët e miratuan Statutin e Komunës së Malishevës

Në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për vitin 2023, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi, Argjend Thaçi, para asamblistëve, propozoi vetëm një pikë për shqyrtim, diskutim dhe miratim, Draft- Statutin e Komunës së Malishevës të cilën e hartoi dhe draftoi, komisioni profesional. Pas një debati të gjerë të bërë nga asamblistët, për disa sqarime që kërkuan prej anëtarëve të komisionit, për këto u përgjigjën, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe Drejtori për Administratë, Fatmir Ademaj. Në fund me më shumë se dy të tretat e votave, asamblistët e miratuan Draft- Statutin  e Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, persona duke studiuar dhe tabelë

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …