Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Komunat në krizë financiare: Mbi 126 milionë euro të ekzekutuara, projektet zhvillimore në rrezik serioz

Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një goditje të rëndë financiare si pasojë e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të zbatuara përmes proceseve përmbarimore, duke e vënë në pikëpyetje funksionimin normal dhe zhvillimin lokal. Sipas të dhënave zyrtare, nga buxhetet komunale janë ekzekutuar mbi 126 milionë euro, prej të cilave më shumë se 88.5 milionë euro janë marrë drejtpërdrejt nga shpenzimet kapitale. Kjo ka shkaktuar dëme të rënda në realizimin e projekteve infrastrukturore, shërbimeve publike dhe investimeve zhvillimore në nivel lokal. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj barre financiare lidhet edhe me zbatimin e Kontratës Kolektive për Arsimin, e cila është nënshkruar në nivel qendror, por po bartet financiarisht nga komunat, pa një mekanizëm të qartë dhe të qëndrueshëm mbështetës. Pasojat e këtyre vendimeve dhe proceseve përmbarimore pritet të vazhdojnë të reflektohen edhe gjatë këtij viti. Përballë kësaj situate alarmante, komunat kërkojnë ndërhyrje urgjente institucionale nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke theksuar nevojën për:

  • adresimin e menjëhershëm të pasojave financiare të proceseve përmbarimore;
  • krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e kontratave kolektive;
  • mbrojtjen e buxheteve kapitale komunale nga ekzekutimet e mëtejme.

Pa një zgjidhje të shpejtë dhe të koordinuar, paralajmërohet se komunat do të humbasin edhe më tej kapacitetin për të investuar në zhvillimin lokal, duke i ekspozuar qytetarët ndaj pasojave të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Donald Trump: Shkallë e lartë e përfitimit të ndihmave sociale te familjet emigrante nga Ballkani në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë një renditje statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga …