Komunat veriore janë më të privilegjuarat në
vend. Përpos që janë të përjashtuara nga taksat, katër komunat me shumicë serbe
janë përfituese të miliona eurove nga Brukseli, Beogradi e Prishtina. Kjo pjesë
do të përfitojë 2.5 milionë euro nga i ashtuquajturi Fond për Zhvillim. Zyra e
Brukselit në Prishtinë, njofton se nga ky fond komunës së Zubin Potokut i janë ndarë 1 milion euro,
Mitrovicës së Veriut 900 mijë, Zveçanit 500 mijë euro dhe 140 mijë për
Leposaviqin. Këta miliona, janë kryesisht të hyra të mbledhura në pikat
doganore të Jarinjes dhe Bërnjakut. Krijimi i fondit të veçantë për veriun
është pjesë e marrëveshjes në janar të vitit 2013, pas vendosjes së pikave kufitare
në Jarinjë dhe Bërnjak. Fondi drejtohet nga bordi në krye të së cilit është
përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ministri i Financave të
Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesi i komunitetit serb, Danijela Zubac.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …