QKMF-ja në Drenas behët me kulm të ri aparat të rentgenit dhe digjitalizim të sistemit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, për vitin 2015 ka realizuar disa projekte për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve.

Nga projekti për investimet kapitale këtë vit është bërë rehabilitimi dhe renovimin e kulmit të QKMF-së në vler prej 20 mijë eurove, projekt ky që ka përmirësuar ambientin e punës për punëtorët në këtë qendër, pasi që kulmi i vjetër, sado që ishte bërë investim dhe renovim edhe më herët, në sezonat e të reshurave uji depertonte edhe në disa pjesë ku punohej dhe që veshtirësonte punën ndaj pacientëve. Po ashtu këtë vit kjo qendër është furnizuar edhe me paisje mjekësore të Rentgenit dhe vlera e blerjes së kësaj paisje është prej 26 mijë  e 400 euro, paisje kjo e cila do të ndihmoj këtë qendër në kryerjen e shërbimeve, por ndihmes më të madhe do ju shërbejë sidomos pacientëve të cilët shërbimin e rentgenit e kryejn tani në QKMF. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” këtë vit është bërë edhe me digjitalizim të sistemit të kamerave ku janë instaluar gjithsejt 14 kamera për të qenë më transparent ndaj punës dhe sigurisë publike. Para disa muajsh kjo qendër është bërë edhe më një autoambulanc të re të vleres prëj 38 mijë euro që ishte blerë me buxhetin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Drejtori i DSHMS-së, dr. Ilir Shala ka vlerësuar se vitin që po e lemë janë realizuar disa projekte që kanë qenë të rendësishme dhe të domosdoshme në kryerjen e shërbimeve ndaj pacientëve të Komunës së Drenasit. Shala ka treguar se me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm janë ndarë 80 mijë euro për renovimin e terësishëm të brendshëm të QKMF-së dhe 20 mijë euro për renovimin e ambulancës në fshatin Arllat.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …