Ministri Hoti: Gjatë vitit të ardhshëm do të trefishohen investimet e huaja

Pritjet e Ministrisë së
Financave janë që Kosova do të trefishojë rritjen ekomomike gjatë vitit të
ardhshëm.  Gjatë një konference të
organizuar me rastin e fundvitit, ministri Avdullah Hoti shpalosi të dhënat për
rritjet e të hyrave nga doganat. Gjithnjë sipas tij, pritjet janë që doganat të
kenë rritje prej 9 përqind, kurse nga administrata deri në 12 përqind. Ministri
Hoti paralajmëroi se investimet e huaja do të trefishohen gjatë vitit të ardhshëm.
Ai theksoi se Qeveria ka kontribuar rreth kursimit të parasë publike, meqë të
dhënat e Ministrisë së Financave, bëjnë me dije se ka 78 përqind më pak
shpenzime në udhëtime dhe 20 përqind më pak në mëditje. Fushat që do të pësojnë
rritje gjatë vitit që po vjen, janë ai i ndihmesës sociale me 25%, skemat
sociale me 35%. Rreth 25 milionë euro pritet të përfitojë Fondi i Veteranëve,
ndërsa 40 milionë euro janë ndarë për përvojën e punës në sektorin publik.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …