Komunikatë lidhur me mbledhjen promovuese të shoqatës “P ë r k u j d e s j a G j i t h ë s h q i p t a r e”

Komunikatë lidhur me mbledhjen promovuese të shoqatës “P ë r k u j d e s j a G j i t h ë s h q i p t a r e”

Më 15 dhjetor 2018, në njërin nga ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë, u mbajt mbledhja promovuese  e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, miratuar nga Gjykata e Tiranes ne 30 nentor 2018, organizuar prej grupit nismëtar të kësaj Përkujdesjeje, Gjokë Dabaj, Hamdi Hysuka, Faik Xhani, Pëllumb Xhufi dhe Dilaver Goxhaj. Mbledhja u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 50 të ftuarvet.

Një numër jo i vogël i të ftuarvet nga Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia nuk morën pjesë për shkaqe të ndryshme objective. Megjithkëtë, forumi përbëhej prej njerëzish të nderuar dhe meritorë. Një arsyetim të shkurtër, pse po krijohet ky institucion i yni kulturor, si dhe projekt-shpalljen e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, me rastin e njohjes juridike që iu bë kësaj organizate kohët e fundit, e mbajti kryetari Gjokë Dabaj.

I pari që e përshëndeti këtë tubim ishte Agron Gjedia, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”. Ai i uroi “Përkujdesjes Gjithshqiptare” punë të mbarë dhe premtoi që Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” do të bashkëpunojë ngushtë me “Përkujdesjen Gjithshqiptare”.

Pëllumb Xhufi, si anëtar i grupit nismëtar të Përkujdesjes Gjithshqiptare, duke u nisur nga detyra kryesore që i ka vënë vetes ky organizëm atdhetar-kulturor: ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës sonë kombëtare, e vuri theksin te domosdoshmeria e bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe ato qeveritare, vecanërishtë në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari i organizatës së veteranëvet të Luftës Nacionalçlirimtare për Tiranën dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, Faik Xhani, i ofroi Përkujdesjes Gjithshqiptare përkrahje të plotë nga ana e të gjithë veteranëvet të Luftës Nacionalçlirimtare.

 Në emër të një grupit të akademikëve shqiptarë, që ishin të pranishëm, foli z.Emil Lafe, i cili sugjeroi edhe njëherë që Përkujdesja Gjithshqiptare duhet të ushtrojë ndikim të fuqishëm te institucionet shtetërore e qeveritare për zbatimin e rregulavet të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Eli Çollaku, kolege shumëvjeçare pune si mësimdhënesedhe anëtare e kësaj shoqate, u ndal kryesishtë në prezantimin e figurës dhe veprimtarisë pedagogjike të kolegut të saj shumëvjecar, z.Gjok Dabaj dhe shprehu bindjen që “Përkujdesja Gjithshqiptare”, falë vizionit dhe këmbënguljes të këtij intelektuali dhe atdhetari të shquar dhe të nismëtarëve të tjerë, shprehu bindjen se ky orgnizim do të arrijë pa tjetër rezultatet e dëshiruar.

Veprimtari i vjetër Agim Koçillari zbërtheu misionin e kësaj shoqate, i cili trajtohet në librin “Strategjia e shqiptarëvet” me autor z.Gjokë Dabaj.

Në fund të tubimit z.Gjokë Dabaj e vuri theksin te disa prej shqetësimevet më të pranishëm në jetën e sotme të Kombit tonë, por që, fatkeqësisht, e tërheqin fare pak ose aspak vëmendjen e veprimtarivet tona të organizuara. Ai e vuri theksin: “Ç’do të bëjmë ne me fëmijët shqiptarë që lindin e rriten në Izmir, në Stamboll, SHBA, Kanada, Evropë apo ata që lindin e rriten në trojt shqiptar si në Bujanovc e Medvegjën, të cilët gradualisht po braktisen prej banorëvet shqiptarë? Ç’do të bëjmë ne me Shkupin, të cilin, para disa dekadash e rrëzoi tërmeti dhe jugosllavët e shfrytëzuan atë katastrofë natyrore për ta kolonizuar atë qytet? Ç’do të bëjmë ne me shqiptarët  që lindin e rriten në Tivar, Podgoricë e troje të tjera shqiptare në Mal të Zi që po ndryshojnë dhe kombësinë, fenomen ky i shfaqur edhe ndër emigrantët tanë në Greqi? Ç’do të bëjmë ne me të vërtetën e hidhur që shqiptarët po vrasin përditë njëri-tjetrin? A do të presim që ata të vriten njëherë e pastaj të ndërhyjmë për të pajtuar gjaqet, apo do të marrim masa përkujdesëse, që të tilla gjakderdhje të mos na ndodhin?”

Të gjithë shpenzimet e kësaj veprimtarie të radhës të Përkujdesjes Gjithshqiptare janë financuar prej dy biznesmenëvet tanë, dashamirës të kësaj nisme, Demir Rusi dhe Ali Dedolli. Shpenzimet që janë bërë deri tani prej tyre janë si më poshtë:

1.Shpenzime gjykate: 12000 l.r. (120000 l.v.)

2.Pagesë për sallën e mbledhjes: 8000 l.r. (80000 l.v.)

3.Një çantë udhëtimi për ruajtjen dhe bartjen e dokumentevet:

4.Një kuti për ruajtjen e dokumentevet: 1355 l.r. (13550 l.v.)

5.Një kasafortë metalike për grumbullimin e kontributevet në sasi të vogla: 2650 l.r. (26500 l.v.)

6.Printime e fotokopjime: 1240 l.r. (12400 l.v.)

Si dhe disa shpenzime dietash, të cilat nuk janë shlyer ende.

Ne u premtojmë të gjithë kontribuesvet se do t’i pasqyrojmë dhe dokumentojmë të gjithë kontributet e tyre

Tiranë, 15-16 dhjetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …