Kongresi Amerikan me hap vendimtar për Kosovën – amendament për anëtarësimin në NATO

Kongresisti amerikan Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ka paraqitur një amendament për t’u miratuar në Kongres, me të cilin kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kjo është bërë e ditur nga organizata “Albanians for America”, e cila ka theksuar se përmes këtij amendamenti, përfaqësuesi republikan nga Florida kërkon gjithashtu angazhim më të madh të SHBA-së në Ballkan dhe një gjuhë të qartë në raport me rajonin. Aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj, ka reaguar për këtë zhvillim duke e cilësuar si një lajm të shkëlqyer dhe dëshmi të angazhimit të diasporës shqiptaro-amerikane. “Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar Vulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …