Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Konjufca: PSD e ka kuptuar se e ka humbur elektoratin prandaj po e mbështet Qeverinë për t’ia zgjatur jetëgjatësinë

Përfshirja e PSD-së  në ekipin shtetëror të dialogut me Serbinë nuk i ka pëlqyer aspak LDK-së dhe Vetëvendosjes. Dy partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë veprim të PSD-së duke e cilësuar atë si mbështetje ndaj Qeverisë për t’ia zgjatur jetëgjatësinë. Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca beson se paraprakisht ka pasur një marrëveshje mes PSD-së dhe Qeverisë. Ai thotë se PSD-ja e ka kuptuar se e ka humbur elektoratin dhe me këtë veprim ka shtyer zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, duke e ndihmuar miratimin e buxhetit dhe duke u bërë pjesë e dialogut me Serbinë. Ai nuk beson se do të ketë efekt ekipi shtetëror dhe nuk pret se do të ketë rezultatet nga ky dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza priti ambasadorin slloven, theksohet mbështetja euroatlantike dhe partneriteti bilateral

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në …