Kryetari Thaçi u bëri thirrje prokurorëve që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që ka bërë UNMIK-u dhe EULEX-i

Gazeta zvicerane “Blick” e vendos kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi në listën e nëntë liderëve më të fuqishëm të botë

Në një artikull të publikuar në gazetën më të lexuar zvicerane “Blick” flitet për nëntë liderët më të fuqishëm të botës, gjendet edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.  Në të njëjtën listë me Donald Trump, Emmanuel Macron e Angela Merkel edhe Thaçi konsiderohet si një nga liderët më të mëdhenj në botë. “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër në 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me nguti, gjithashtu erdhi deri te fjalosjet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.”, shkruhet në artikullin e “Blick”, për  Thaçin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

Peter Stano: Për heqjen e sanksioneve që ka vendosur blloku ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se për heqjen e masave ndëshkuese që …