Mesazhet e zbuluara nga platforma, “Signal”. kanë vënë në pah një rol të rëndësishëm të Dejona Mihalit, një zyrtare e lartë dhe e afërt me Albin Kurtin, në marrjen e vendimeve të rëndësishme energjetike për KEK-un, pavarësisht mungesës së formale të kompetencave të saj. Udhëzimet dhe urdhrat e saj, të cilat përfshinin kërkesa për furnizimin me energji dhe ndalimin e reduktimeve gjatë periudhave kritike, janë përshkruar si detyrime të ndjekura nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Këto komunikime tregojnë një kontroll të drejtpërdrejtë të Mihalit mbi zhvillimet brenda KEK-ut dhe, më gjerë, mbi operacionet politike dhe qeveritare të lidhura me energjinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
