Lutfi Haziri: Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë për Gjilanin e Kosovës europiane

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbajtur një tubim me strukturat dhe qytetarët në Gjilan, ku mori pjesë edhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku. Gjatë fjalës së tij, Haziri theksoi se bashkë me liderin e partisë do të angazhohen për të ndërtuar “Rugën e Re” drejt një Gjilani dhe një Kosove europiane. Haziri kritikoi ashpër pushtetin komunal në Gjilan, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e përshkruar situatën si një “shitore e thyer”. Ai shprehu besimin se mendësia e punësimeve të favorizuara, siç janë “kunatat e të afërmet”, do të marrë fund pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, por ne do t’i kthejmë Gjilanin qytetarëve dhe do ta nxjerrim nga depresioni ekonomik në një nivel tjetër zhvillimor, ekonomik, administrativ, arsimor, kulturor dhe sportiv, tha Haziri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …