Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula priti në vizitë shefin e EULEX-it, Pietro Barbano

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula priti në vizitë shefin e EULEX-it, Pietro Barbano, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë kësaj visitës u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore. Shefi i EULEX, Giovanni Pietro Barbano, përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial në mbrojtje të votës dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …