Koreja e Veriut e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e aftë për t’i goditur shënjestrat në Paqësor

Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor. Kryetari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale. Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë. Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin e kaluar, të cilat mund t’i vënë në shënjestër fqinjët e saj, si dhe Shtetet e Bashkuara. Në mesin e armëve të testuara ka pasur edhe raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë. Janë ngritur shqetësime se Veriu mund t’i avancojë edhe më tej aftësitë e veta ushtarake përmes teknologjisë së ofruar nga Rusia, pasi këtu dy vende kanë rritur bashkëpunimin për luftën në Ukrainë. Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar dhe testuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, të cilat, nëse perfeksionohen mund ta arrijnë bazën ushtarake, amerikane,  në Guam. REL

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …