Koreja e Veriut ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore separatiste të Donetskut në Ukrainën juglindore

Koreja e Veriut ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore separatiste të Donetskut në Ukrainën juglindore. Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Rajonit të Donetskut Denis Pushilin. Kujtojmë se Rusia njohu Donetskun dhe Republikën Popullore të Luhanskut në shkurt, para se të pushtonte Ukrainën. Deri më tani Siria dhe dy republika separatiste në Gjeorgjinë ish-sovjetike, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, kanë njohur pavarësinë e rajoneve separatiste.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …