Këshilltari për politikë të jashtme i Koresë së Jugut, ka deklaruar se kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong Un është gjallë dhe mirë

Koreja e Veriut ka refuzuar tre milionë vaksinat që i janë ofruar për të luftuar koronavirusin, meqë nuk ka të infektuar

Koreja e Veriut kërkoi që gati tre milionë vaksinat që i janë ofruar për të luftuar koronavirusin, të dërgohen diku tjetër. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se Phenjani kërkoi që ato të dërgohen në vende më të goditura, për shkak të mungesave globale të vaksinave. Programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka ofruar shtetit komunist vaksina kineze Sinovac.  OBSH-ja tha se, deri më 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus. Rreth 37,000 njerëz – përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor – janë testuar dhe të gjithë kanë dalë negativë, tha OBSH-ja në raportin e saj javor për situatën. Koreja e Veriut ka vendosur masa të rrepta kundër koronavirusit që nga fillimi i pandemisë. Ajo ka qenë ndër vendet e para që ka mbyllur kufijtë në janar të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …