Kosova dhe Izreali të hënën e nënshkruajn formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra me tjetrën

Kosova dhe Izraeli të hënën e nënshkruajnë formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra tjetrën

Kosova dhe Izraeli më  1 shkurt pritet të  nënshkruajnë formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra tjetrën. Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, me anë të një postimi. Ajo ka thënë se formalizimi do të bëhet me një ceremoni virtuale. Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.  Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar ajo. Pak ditë më parë, MPJ e Izraelit në një përgjigje për medie tha se po presin një vizitë të kryediplomates shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes. Gjatë vizitës, marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve synohet që të nënshkruhet dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem, u tha në përgjigjen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, e drejtuar nga Gabriel Ashkenazi.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …