Kosova humb mbi 600 milionë euro projekte për shkak të masave të BE-së

Janë bërë mbi dy vite që nga vendosja e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, të cilat kanë pasur pasoja të rënda financiare dhe zhvillimore për vendin. Sipas një raporti të Institutit GAP, vlera e përgjithshme e projekteve të pezulluara ose të vonuara për një periudhë të pacaktuar kap shumën prej 613.4 milionë eurosh. Masat, të cilat BE i cilëson si “të përkohshme dhe të kthyeshme”, janë vendosur pas tensioneve të rënda në veri në qershor 2023 dhe kanë përfshirë pezullimin e fondeve të IPA II dhe IPA III, ndërprerjen e projekteve nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, dhe ngrirjen e marrëdhënieve dypalëshe jashtë dialogut me Serbinë. Ndikimi i vonesave dyvjeçare është më i madh se vlera nominale e projekteve. “Edhe nëse masat hiqen tani, dëmi i shkaktuar nuk është lehtësisht i rikuperueshëm,” ka thënë ajo. Nga fondet e humbura, 218 milionë euro janë nga IPA – përfshirë projektet për energji, bujqësi, arsim, dixhitalizim dhe administratë publike. Ndërkohë, 395.5 milionë euro janë projekte të WBIF të bllokuara, shumica për infrastrukturë, energji dhe mjedis. Ndër projektet më të rëndësishme të pezulluara janë 25 milionë euro për sistemin e ngrohjes qendrore, 7.1 milionë euro në fonde të humbura për bujqësi dhe turizëm rural, si dhe 91.8 milionë euro të ngrira nga paketa IPA 2022. Për Kosovën, ndërkohë, dëmi tashmë është bërë.

Kontrolloni gjithashtu

ATK mbledh mbi 500 milionë euro tatime në gjashtë muaj, rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës, ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor …