default

Kosova po humb ngjarje të mëdha sportive për shkak të mungesës së infrastrukturës

Përfaqësues nga disa federata sportive  kanë thënë se vendi ynë po humb ngjarje të mëdha sportive për shkak të mungesës së infrastrukturës. Ata kanë përkujtuar se Kosova ka arritur suksese të mëdha në sporte të ndryshme dhe federatat janë të gatshme të marrin përgjegjësi organizative, mungesa e kushteve të përshtatshme ka bërë që shumë mundësi të humben. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kua, thotë për KosovaPress, se Kosova nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për organizimin e ngjarjeve elitare sportive. Ndërsa, sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli, thotë për KosovaPress, se ka pasur raste kur kësaj federata i janë ofruar ngjarje të mëdha sportive, por kanë hezituar t’i marrin për shkak të mungesës së palestrave sportive. Mungesa e infrastrukturës ka paraqitur pengesa edhe në fusha tjera të sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …