Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bën të ditur se Kosova e tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Kosova sërish ka dështuar për t’u anëtarësuar në Interpol

As në raundin e dytë shtetet e pranishme, në sesionin e 87-të të Interpolit  nuk ia dhanë votat e mjaftueshme Kosovës që të jetë  pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare. Në raundin e parë për votuan 76 shtete, 56 kundër dhe 22 kanë abstenuar. Në radhën e dytë pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol kanë votuar vetëm 68 shtete, kundër ishin 51 ndërsa abstenuan 16 sosh, bëjnë të ditur mediet serbe. Përpjekjet dhe angazhimi i Serbisë për t’ia pamundësuar Kosovës anëtarësimin në Interpol kanë dhënë sukses, sepse diplomacia serbe ka qenë tejet e angazhuar në këtë drejtim. Pavarësisht se Serbia hapur lobon në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe mbanë qëndrim armiqësor, sikur në kohën e Milosheviqit, krerët poltikë të Kosovës në presion të BE-së nuk kanë guxim të ndërmarrin asnjë veprim për të ndërprerë dhe për t i kushtëzuar bisedimet me një shtet i cili, nuk e njeh shtetin e Kosovës spes pretendon ta pushtojë sërish.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …