Sot shënohet 22 Prilli, Dita e Tokës

Kosova shënon Ditën e Tokës me një sërë aktivitetesh që fillojnë sot dhe përmbyllen me 29 prill

Për të katërtin vit radhazi, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me Zyrën e Presidentes dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta festojnë Ditën e Tokës me një sërë ngjarjesh nga data 22 deri më 29 prill  Kjo seri ngjarjesh do të fillojë të hënën, më 22 prill, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në ora 13:00 me zbulimin e instalacionit artistik “Muri apo Premtimi i Prirët”. Tema globale e Ditës së Tokës sivjet – është Plastika kundër Planetit, dhe instalacioni artistik i krijuar nga Driton Selmani, si pjesë e Projektit global të UNDP-së Premtimi për Klimën, është një paraqitje e fuqishme e kësaj sfide mjedisore. Pjesëmarrësit dhe mediat do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me autorin e instalacionit dhe nxënësit të cilët gjithashtu do të japin kontributin e tyre duke vizatuar në instalacion.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …