leoni

KOSTT: Emërohet Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit

Pas një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT sh.a z.Mustafë Hasani.  Mustafë Hasani me profesion Magjistër i Shkencave të Administrimit të Biznesit mban përvojë shumë vjeçare në pozita të larta menaxheriale si Drejtor Gjeneral në Administratën Tatimore të Kosovës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjensionit për Promovimin e Investimeve, Drejtor i Bordit të Trafikut Urban, angazhime në projekte të ndryshme të Komisionit Evropian dhe së fundi drejtor i Departmentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave. z.Hasani gjithashtu është ligjerues i lëndëve ekonomike në kolegje private në Kosovë. Mustafë Hasani sot ka pranuar detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …