KPF në komunën e Rahovecit mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF),  ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim – vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale për biznese;

  3. Shqyrtimi i propozim – vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;

  4. Shqyrtimi i propozim – vendimit për themelimin e komiteteve për Arsim dhe Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;

  5. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;

  6. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;

  7. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien e titujve të nderit, dekoratave dhe çmimeve nga Komuna e Rahovecit;

  8. Shqyrtimi i vendimit për bartjen e mjeteve rezervë në investime kapitale;

  9. Shqyrtimi i vendimit për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe;

  10. Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;

  11. Raporti i Auditorit të Brendshëm për periudhën e vitit 2021;

  12. Të ndryshme.

Nga rendi i ditës me propozim të grupit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në përkrahje të grupit opozitar u larguan pikat: 2 dhe 3. Kurse pika 11 u propozua të largohet për shkak të mungesës së raportit të detajuar. Procesverbalet për mbajtjen e mbledhjeve mund t’i gjeni të publikuara në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …