KPK kërkon bojkot të Panairit “Prishtina 2018” për shkak të promovimit të firmave nga Serbia

KPK kërkon bojkot të Panairit “Prishtina 2018” për shkak të promovimit të firmave nga Serbia

Panairi, “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës, u ka mundësuar firmave dhe ndërmarrjeve tregtare të Serbisë prani të pakufishme në Panairin e sivjetshëm vjetor, ndërsa vetëm një firmë nga Shqipëria e dy të tjera nga Gjermania. Ky panair me këtë përzgjedhje, do të duhet të përkufizohej si “Panairi Serbia-Prishtina 2018”. Kundër këtij organizimi në shërbim të 70 firmave serbe ka reaguar  Klubi i Prodhuesve të Kosovës, duke  shprehur pakënaqësinë se si paratë e taksa-paguesve të vendit po  shfrytëzohen në promovimin e kompanive serbe në Kosovë, përkatësisht në panairin “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës dhe i bënë thirrje të gjitha kompanive të Kosovës pjesëmarrëse, që në shenjë proteste ta bojkotojnë këtë panair.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …