KPMM

KPMM: Sqarim lidhur me Licencën e Hulumtimit afër “Crepules” nga Komuna e Zubin Potokut dhe Skenderajt

Njoftojmë opinionin e gjere publik se KPMM është institucioni i vetëm për licencimin e aktiviteteve minerare në Republikën e Kosovës. KPMM, funksionin e vete e ushtron sipas Ligjit për Miniera Minerale Nr.03/-163 respektivisht Ligjit Nr.04/L-158  për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit bazik, si dhe ligjeve relevante.  Pra, licencimi i kompanive minerare behet konform dispozitave të ligjeve të cekura dhe pëlqimeve nga institucionet relevante.   Andaj me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik KPMM  deklaron se ndërmarrja “A.GJ.A.” Sh.p.k  ka aplikuar për bartje te kontrollit ne përputhje me Ligjin për Miniera dhe minerale, si dhe KPMM ka shqyrtuar kërkesën dhe pasi është konstatuar se kërkesa është ne përputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale, Bordi i KPMM-se ka aprovuar bartjen e kontrollit me te cilin ndërmarrja “Altair Resoursces” është bashkëpronar me   ndërmarrjen “A.GJ.A.” Sh.p.k  për licencë të hulumtimit për vendburim M-1 (minerale metalike). Fusha e hulumtimit është  Crepulë dhe gjendet në Komunat Skenderaj dhe Zubin Potok.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …